Trajnerët olimpikë në kanotazh dhe kajak ishin të intriguar nga sportisti numër 214. Pasi panë performancën e tij në shpejtësi, zhdërvjelltësi dhe teste të qëndrueshmërisë, ata i kërkuan të hipte në një makinë të specializuar dhe të provonte të manovronte një kajak "high-tech" në pishinën olimpike stërvitore.
Ishte vetëm një problem: numri 214 që e ka emrin Fabian Griffith nuk dinte si t'i jepte kajakut apo kanusë. Ai, po ashtu, nuk dinte as të notonte. Por ai prapë veshi një jelek shpëtimi dhe u fut në pishinë.
Griffith ishte njëri nga 89 sportistët në qendrën stërvitore olimpike të SHBA-së në Colorado Springs që u pajtuan të performonte një numër të detyrave sportive me synim për të identifikuar një sportist që ka aftësi për t'u futur në skuadrën olimpike.
Ata, po ashtu, u pajtuan të xhiroheshin për një program që do të transmetohet në NBCSN dhe NBC më 24 dhe 25 nëntor... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Trajneri i veçantë, drejton 16 olimpistë nga 13 vende të ndryshme
-
Prezervativi përdoret për ta riparuar kajakun e Jessica Foxit
-
Padit policinë pasi e shpëtuan “me vonesë”
-
Shumë sportistë amerikanë realizuan ëndrrën olimpike falë ndihmës financiare nga të tjerët
-
Italia fiton medalje të artë në sllallomin me kajak