Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Profilet e rrejshme në rrjetet sociale, problem i figurave publike

Të qenit pjesë e rrjeteve sociale sot është bërë thuajse e domosdoshme.

Por ja që ka të tillë që i rezistojnë këtij trendi të kohës.

Të tillë në raste kur janë figura publike, mbajnë me vete edhe rrezikun që ndokush të hapë profil me emrin e tyre, dhe kështu të vjen deri te keqpërdorimi i emrit të tyre.

Një rast i tillë është edhe me xhudisten Majlinda Kelmendi, e cila vite më parë ka qenë prezente në rrjetet sociale, por që nga olimpiada e Londrës ajo më nuk është prezente aty, bën të ditur emisioni “SOT” i KTV-së.

Deri te ky vendim, kishte ardhur pas efektit negativ që kishin pasur reagimet e pëlqyesve të faqes tek ajo.

Edhe Koci, qytetarëve që udhëtojnë përmes Serbisë: Postimet në rrjetet sociale mund t'ju sjellin telashe Arbëri 3 j. më parë Koci, qytetarëve që udhëtojnë përmes Serbisë: Postimet në rrjetet sociale mund t'ju sjellin telashe

Madje këto reagime, siç tregon selektori Kuka, e kishin bërë Majlindën edhe të qajë.

Ndërkohë në fillim të këtij viti një faqe me emrin e saj, publikoi një shkrim, gjoja asaj janë duke i përgatitur një përballje me një xhudiste serbe, dhe ai doli të jetë i kurdisur, gjë që e vë në rrezik edhe karrierën e saj.

Ky koment, i një faqeje të rrejshme, duke pasur prezent edhe përballjen imagjinare me një serbe, bëri bujë të madhe, dhe u shpërnda shumë, gjë që dëmtoi imazhin e pastër të xhudistes Kelmendi.

I menjëhershëm kishte qenë reagimi i Selektorit të Xhudos Driton Kuka që ritheksoi se Majlinda nuk ka asnjë rrjet social, dhe se bëhet fjalë për diçka të rrejshme.

Edhe këtë ndodhi, Kelmendi e kishte pranuar me shqetësim.

Tutje në këtë çështje u angazhua vullnetarisht edhe avokati Arianit Koci, që ndërmori hapa juridikë për të mbyllur këtë faqe, që edhe më pas u bë faqe e verifikuar në Facebook.

Koci nga praktika e tij, tregon se departamenti i kibernetikës në Polici, është mjaft efikas në këto vepra, dhe nëse vepra konsiderohet më e ndjeshme shpesh ndodhë edhe kapja e kryesve derisa të njëjtën dinamikë ai thotë se ende nuk e ka gjyqësori, që po vonon në shqyrtimin e lëndëve të natyrës civile me theks të veçantë, por edhe të tjerave po ashtu.

Ndërkohë udhëheqësi i komunitetit Cyber Security & Privacy, Mentor Hoxhaj, tregon se edhe ai u angazhua menjëherë në këtë rast, ndërsa shpjegon procedurat që duhet ndjekur figurat publike për të bërë verifikimin e llogarisë, derisa bënë thirrje për të shfrytëzuar të gjitha masat e sigurisë që i ofron Facebooku.

Edhe Kryemjeshtri Kuka flet për lavdinë olimpike që u ndërtua me mund Luftarake 1 muaj më parë Kryemjeshtri Kuka flet për lavdinë olimpike që u ndërtua me mund

Si rrjedhojë e këtyre ndodhive, selektori Kuka, ka vënë rregulla strikte, duke ndaluar thuajse në tërësi rrjetet sociale për nxënësit e tij.

Në fakt problemi me profile të rrejshme ka përmasa alarmante. Në botë llogaritet se janë vetëm në Facebook, 270 milion profile të rrejshme ose të dyfishta.