Ka filluar me vonesë derbi i javës së 26-të në Superligës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit për shkak të problemeve me koshin, raporton KTV.

Ndeshja ka filluar me dhjetë minuta vonesë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, pasi ishte planifikuar që të fillonte në ora 19:00.
Trepça në këtë përballje ka mungesa të mëdha për shkak të problemeve financiare. Wise, Stutz, si dhe trajneri Dimitris Papadopoulos janë ata që nuk janë paraqitur sot.