Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Probleme tek Unitedi

Foto: Reuters

Problemet te Manchester United nuk kanë të ndalur.

Sipas “Daily Mail”, pas humbjes së thellë nga Evertoni, lojtarët e “Djajve të Kuq”, janë përplasur ndërmjet vete në zhveshtore.

Pas kësaj, lojtarët filluan t’ia lënë fajin njëri-tjetrin teksa ziheshin dhe e përditshmja angleze, Daily Mail, raporton se zërat e tyre mund të dëgjoheshin edhe nga korridoret jashtë zhveshtores, transmeton KTV.

E gjitha kjo situatë vjen pas formës së dobët që po kalon Manchesteri dhe rrezikon të mbetet jashtë Championsit edhe sezonin e ri.

Në anën tjetër, trajneri Solskjaer dhe ndihmësi i tij, Mike Phelan, e organizuan një takim ku biseduan për ndryshimet që duheshin bërë këtë verë, pas gjashtë disfatave në tetë ndeshje.