Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Probleme te Franca para ndeshjes me Gjermaninë

Te Përfaqësuesja e Francës kanë nisur problemet ende pa filluar Kampionati Evropian.

Mediat franceze kanë raportuar se dy sulmuesit Oliver Giroud dhe Kylian Mbappe kanë pasur një mosmarrëveshje, ku është dashur të ndërhyjë përzgjedhësi Dider Deschamps, për të qetësuar situatën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madje, trajneri thuhet se ka pasur një takim me të dy futbollistët ku është kërkuar që të vazhdohet me përgatitjet dhe të përqendrohen për ndeshjet e “Euro 2020”.

“Gjelat” llogariten favoritë në Kampionatin Evropian. Janë në grup me Gjermaninë, Portugalinë dhe Hungarinë.

Franca ndeshjen e parë do ta luajë më 15 qershor ndaj Francës.