Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Problem më i madh se mbrojtja për Kosovën është porta

Edhe kur nuk është në gjendje të mirë fizike, Samir Ujkani është i pakonkurrencë në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Ujkani është kapiten i Kosovës dhe portier i saj. Pozita e portierit vlerësohet më problematikja në Përfaqësuesen e Kosovës. Për të nuk ka konkurrencë, shkruan sot Koha Ditore.

Ujkani, 29-vjeçar, paraqitet në Serie B të Italisë. Jo shumë përfaqësuese evropiane i kanë portierët në kategoritë e dytë të vendeve me futboll të zhvilluar.

Kryesisht reprezentues janë portierët e kategorive të para. Por mungesa e konkurrencës bën që Ujkani të jetë i paprekshëm te Kosova. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm