Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pritja më e mirë në histori të Kupës së Botës

Gordon Banks ndaj Brazilit në vitin 1970. Gianluigi Buffon ndaj Francës në vitin 2006.

Pavarësisht se cila është pritja juaj e preferuar në histori të Kupës së Botës, vështirë se mund të jetë më e rëndësishme se pritja që bëri Emi Martinez në finalen mes Argjentinës dhe Francës.

Martinez bëri pritje spektakolare në fund të vazhdimeve. Me pritjen e tij, Martinezi mbajti gjallë ëndrrën e Argjentinës për ta fituar Kupën e Botës. Ai priti edhe një penallti, por pritja në fund të ndeshjes do të mbahet mend si njëra prej më të mëdhave në Kupën e Botës, nëse jo më e madhja.