Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina zyrtarizon ish-lojtarin e Ballkanit

Ramiz Bytyqi është përforcimi i radhës që është zyrtarizuar te skuadra e Prishtinës.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook të premten, Prishtina ka njoftuar se Bytyqi ka firmosur kontratë trevjeçare.

Ai te Prishtina është transferuar nga Ballkani, ekip me të cilin sezonin e fundit e fitoi titullin e kampionit.

23-vjeçari luan në krahun e djathtë të mbrojtjes kurse ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses U19 e U21 të Kosovës.