Futbollistët e Prishtinës po i vazhdojnë në Gjakovë përgatitjet për ndeshjet parakualifuese të Ligës së Kampionëve.
Kampionia e Kosovës të dielën është akomoduar në Gjakovë dhe është stërvitur në stadiumin e këtij qyteti, ashtu si edhe në vitin 2017. Siç njofton faqja zyrtare e klubit “bardhekaltër”, Prishtinës i mungoi në Qëndrim Zyba i grumbulluar me Shpresat e Kosovës.
Zyba do t’i bashkohet Prishtinës pas përfundimit të grumbullimit me përfaqësuesen U-21.
Në Gjakovë, Prishtina do të jetë dhjetë ditë. Shorti për parakualifikimet e “Championsit” do të tërhiqet të martën prej orës 12:00.