Qëndrim Zyba i është bashkuar Ballkanit në përgatitje për ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Ballkani po përgatitet në Ohër për ndeshjet kualifikuese kundër Zhalgirisit të Lituanisë.
Ndeshjen e parë do ta luajë në udhëtim më 5/6 korrik, ndërsa të kthimit pas një jave në Prishtinë.
Zyba është një prej disa përforcimeve që Ballkani i ka bërë për kualifikimet e “Championsit” dhe për sezonin e ardhshëm.
Zyba ka qenë i grumbulluar me Përfaqësuesen U21 të Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm.
Zyba te klubi i Ballkanit u transferua nga Prishtina.