Mesfushori Arlind Shabani do të jetë pjesë e Prishtinës për sezonin e ri pas përvojës njëvjeçare te Struga Trim-Lum në Maqedoninë e Veriut.
Prishtina të martën ka zyrtarizuar Shabanin 19-vjeçar, i cili ka firmosur kontratë trevjeçare.
“Kam pasur shumë oferta nga disa klube të vendit dhe jashtë, mirëpo interesimi i Prishtinës bëri që unë mos të hezitoj dhe ta zgjedh fanellën bardhë e kaltër. Jam shumë i lumtur që për 3 vitet e radhës do ta vesh fanellën e ekipit më të madh në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Shabani për faqen zyrtare të Prishtinës.
Artikuj të ngjashëm