Adonis Aliu është përforcimi i radhës për skuadrën e Prishtinës.
“Bardhekaltrit” e zyrtarizuan futbollistin 20-vjeçar të dielën në mbrëmje në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”.
Aliu ka qenë pjesë e Llapit së fundmi, ndërsa është rritur te të rinjtë e 2 Korrikut.
“Sulmuesi i krahut, Adonis Aliu, është përforcimi i radhës i FC Prishtinës. 20-vjeçari konsiderohet si futbollist me shumë potencial. Ai ka firmosur për 2.5 vjet”, shkruhet në njoftimin e Prishtinës.