Ferronikeli dhe Drita kanë luajtur pa gola të shtunën në ‘Rexhep Rexhepi’, në kuadër të javës se 25-të të Vala Superliga e Kosovës në futboll.
Kampionët në fuqi pavarësisht se bën lojë më të mirë në terren, e kërkuan më shumë golin, megjithatë, Drita me angazhim maksimal ia doli që të një pikë të madhe nga ky udhëtim i vështirë në garën për t’i ikur barazhit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pas këtij barazimi, Ferronikeli mbetet në pozitën e dytë më 46 pikë, derisa Drita ka 22 pikë dhe është e nënta në renditjen tabelore, raporton KosovaPress.
Ndërkohë, Prishtina mund Trepçën me rezultat 2-1, në ‘Agron Rama’ të Kastriotit për të prekur fitoren e tretë radhazi nën drejtimin e Arsim Thaçit.
Liridon Leci (26’) zhbllokoi rezultatin duke sjell Prishtinën në epërsi prej 1-0, mirëpo, pesë minuta më vonë ‘xehetarët’ u kthyen në lojë më golin e Amir Prishtinës.
Fitoren skuadrës ‘bardhekaltër’ ia siguroi Mërgim Pefqeli (71’). Prishtina tani ka 51 pikë në vendin e tretë, kurse, Trepça është e parafundit me vetëm 16 pikë të grumbulluara.
Superliga / Java e 25-të
Rezultatet
Feronikeli-Drita 0-0
Prishtina-Trepça 2-1
E diel
Llapi-Hajvalia
Besa-Gjilani
Liria-Drenica
Trepça ’89-Ferizaj
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.