Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina shfrytëzon rastin për histori në FIBA Europe Cup

Prishtina ka shfrytëzuar ristrukturimin e fazës së 1/8 në FIBA Europe Cup për të siguruar pjesëmarrjen historike në mesin e 16 skuadrave më të mira në këtë garë.

Kryeqytetasit fituan 82:78 në duelin vendimtar ndaj Pinar Karshiyakas në xhiron e fundit të Grupit I të fazës së dytë.

Ndeshja nisi më mirë për turqit që përfunduan dhjetëminutëshin e parë me dhjetë pikë epërsi, 16:26. Megjithatë, Prishtina u kthye në periudhën e dytë duke fituar 23:16, për të përfunduar pjesën e parë me vetëm tri pikë disavantazh. Në dy periudhat e fundit, sidomos dhjetëminutëshin e fundit, Prishtina tregoi fuqinë për të bërë historinë. Në çerekun e tretë, prishtinasit fituan 20:18, ndërsa në të fundit arritën të fitonin me pesë pikë epërsi.

Nga katër grupet e kësaj faze tutje kanë kaluar tetë skuadrat nga dy pozitat e para të secilit grup, që do të përballen me tetë skuadrat që janë eliminuar nga Liga e Kampionëve. Pasi që tri skuadra nga Liga e Kampionëve nuk kishin pranuar të vazhdonin garën në FIBA Europe Cup, u lirua vendi për tri skuadra nga pozitat e treta. Këtu Prishtina ka siguruar vend në tri më të mirat nga pozitat e treta për të vazhduar tutje në Evropë.

Në Grupin I Prishtina mbetet e treta me tetë pikë, pas Oliver Wurzburgut që ka 12 dhe Pinar Karshiyakas që ka nëntë.

Edhe Prishtina synon suksesin edhe ndaj ekipit të madh italian Sport Prishtina synon suksesin edhe ndaj ekipit të madh italian

Shorti për raundin e ardhshëm do të hedhet të enjten, 7 shkurt, në Munih.

{gallery}