Prishtina ka prezantuar të enjten sulmuesin 19-vjeçar, Eridon Maloku.
Maloku është transferuar te skuadra kryeqytetase nga grupmosha U19 e Dritës.
Maloku me juniorët e Dritës në edicionin e fundit ka shënuar 24 gola dhe ka kontribuuar me 17 asistime, ndërsa ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën “bardhekaltër”, shkruan Prishtina në Facebook.
“Kam qenë nën kontratë me Dritën, por nuk isha i vlerësuar. Prishtina më kishte përcjellë, interesimi i saj më bëri të lumtur. Nuk hezitova fare që menjëherë të jem pjesë e klubit më të madh në vend, duke qenë se është ëndërr e çdo futbollisti ta veshë fanellën e Prishtinës. Besoj se do të bëjmë shumë gjëra të mira së bashku. Ekipin e njoh mjaftë mirë, nuk i frikësohem konkurrencës, përkundrazi besoj se do të shënojë shumë gola”, ka thënë Maloku për faqen zyrtare të Prishtinës.
Prishtina edicionin e fundit e mbylli me trofeun e fituar në Kupën e Kosovës.