Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina pret lirimin e Lecit, FFK-ja raportet e policisë

Fundjava në futbollin e Kosovës nuk ka kaluar pa probleme. Një futbollist i arrestuar brenda në stadium, dy të lënduar rëndë dhe fyerje e kërcënime në drejtim të arbitrave e futbollistëve, shkruan sot Koha Ditore.

Në të vërtetë xhirot e fundit vazhdimisht sjellin tensione në futbollin kosovar. Por arrestimi i lojtarit vlerësohet të jetë risia e këtij fund-edicioni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është futbollisti i Prishtinës, Liridon Leci, që është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Leci është arrestuar nga Policia e Kosovës, e Rajonit të Pejës, të dielën, menjëherë pas ndeshjes që Prishtina e fitoi ndaj Besës me shifrat 2:1, që u zhvillua në kuadër të xhiros së 28-të të Vala Superligës së Kosovës.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin "Shahin Haxhiislami" në Pejë. Lecit i është shqiptuar masa e mbajtjes prej 48 orësh. Ai gjendet në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, kanë njoftuar nga klubi Prishtina. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.