Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Sigal Prishtinës në ndeshjen e xhiros së 18 të Superligës së Kosovës, të zhvilluar të mërkurën.
Dueli i luajtur në Prishtinë, u mbyll me rezultatin 68:60 në të mirë të ekipit nga Suhareka. Për Yllin, kjo ishte fitorja e katërt rresht që e ngrit në kuotën e 30 pikëve ndërsa Prishtina mbetet e gjashta në tabelë me 22 pikë të mbledhura. Reprezentuesi i Kosovës, Erjon Kastrati ishte më efikasi te Ylli pasi ndeshjen e mbylli me 26 pikë të shënuara e nëntë kërcime derisa Mitchell Wilbekin e Valon Bunjaku shtuan nga dhjetë sosh për kokë. Te skuadra e Prishtinës, më efikasit ishin Nigel Johnson e Daniel Lekndreaj. Johnson realizoi 22 pikë kurse Lekndreaj pati 14 pikë e nëntë kërcime.