Edicionin e kaluar, Prishtinës i duhej fitorja me dy gola epërsi përballë Dritës, për ta fituar titullin e kampionit.
Por, “bardhekaltrit” dështuan, meqë ndeshja e zhvilluar në Pejë, pati përfunduar pa gola dhe titulli shkoi në Gjilan, raporton “Sporti në KTV”.
Me situatë të njëjtë, Prishtina do të përballet edhe të dielën veçse, në Drenas i duhet vetëm fitore, qoftë ajo edhe minimale përballë Feronikelit.
Te skuadra e Prishtinës, për këtë ndeshje, nuk ka pasur asnjë deklaratë si nga trajneri Mirel Josa, ashtu edhe nga futbollistët.
Artikuj të ngjashëm
-
Prishtinës plagët mund t'ia kurojë veç skuadra që ia hapi, Feronikeli
-
Prishtina futet në superfinale me përvojën e hidhur nga një e tillë
-
Prishtina e pafuqishme ta “shkundë” Dritën, titulli shkon në Gjilan
-
Të shtunën përballja prishtinase, të dielën derbi i Superligës
-
Prishtina e Re merr pikë por mbetet e fundit