Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina ndeshjet e Superligës i zhvillon në Drenas

Klubi i Prishtinës ka arritur marrëveshje me Komunën e Drenasit për shfrytëzimin e stadiumit të qytetit “Rexhep Rexhepi” për sezonin e ri të Superligës.

Klubi i kryeqytetit ka njoftuar se është nënshkruar kontrata me komunën për shfrytëzimin e stadiumit për stinorin vjetor.

Prishtina do t’i zhvillojë ndeshjet të dielave. Ndërsa, këtë të diel, më 20 gusht nga ora 17:00 në Drenas e pret Dritën në kuadër të javës së parë Vala Superligës.

Artikuj të ngjashëm