Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina ndërpret bashkëpunimin me Currin

Debatik Curri më nuk është trajner i Prishtinës. Skuadra nga kryeqyteti ka njoftuar të enjten se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me Currin.

Klubi kryeqytetas ka falënderuar Currin për kontributin e dhënë sa ishte në krye të skuadrës.

Curri edicionin e shkuar fitoi Kupën e Kosovës me Prishtinën, ekip të cilin e udhëhoqi në 27 ndeshje zyrtare, ku regjistroi 11 fitore, 11 barazime dhe 5 humbje.

Shkëputja e bashkëpunimit mes palëve, ka ardhur për shkak të rezultateve të dobëta këtë edicion.

Prishtina, aktualisht zë vendin e katërt në Superligën e Kosovës me 13 pikë dhe është në një seri prej shtatë ndeshjeve pa fitore.

Artikuj të ngjashëm