Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina mposht Drenicën në “Fadil Vokrri”

Prishtina ka shënuar fitore në përballjen e sotme ndaj Drenicës që është zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

“Bardhekaltrit” shënuan fitore minimale në këtë takim, që është fitorja e dytë radhazi, në po aq ndeshje të zhvilluara, transmeton Koha.net.

Ishte Mankenda, me golin e shënuar në minutën e 62, që i siguroi pikët e plota Prishtinës.