Pas triumfit në Kupën e Kosovës, KB Prishtina ka vazhduar formën e lartë edhe në Superligë.
Klubi kryeqytetas ka shënuar fitore bindëse ndaj Golden Eagle Ylli me rezultat 89-62, në kuadër të javës së XIX, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë i miri në radhët e Prishtinës ishte Mike Moser me 26 pikë dhe 11 kërcime, kurse u ndihmua nga Drilon Hajrizi që shënoi 14 pikë, pati 7 kërcime dhe 5 asistime.
Ndërsa në radhët e Yllit më të mirët ishin Christopher Olivier me 24 pikë, 14 kërcime dhe 2 asiste. Pas tij më efikasi ishte Trae Anderson me 19 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime.