Prishtina e ka kryer fazën e parë të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Evropës.
Kryeqytetasit ishin për një javë në Gjakovë, ku krahas përgatitjeve fizike nga dy herë në ditë, zhvilluan edhe një ndeshje miqësore me Onixin, ku triumfuan 2:1. Ndërkaq, të dielën në Fushë Kosovë, e luajtën miqësoren e dytë përballë Kosovës U19, të cilën e fituan po ashtu me rezultat 2:1.
Trajneri Arsim Thaçi, shprehet i kënaqur me përgatitjet që kanë bërë dhe tregon arsyen se pse nuk kanë dalë jashtë vendit, sikurse Trepça ‘89.