Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina kërkon të mbajë kreun, Drita t'i afrohet

E motivuar nga rezultatet e ndeshjeve të fundit, Prishtina synon një tjetër fitore për të ruajtur kreun e tabelës. Por, edhe Drita që synon t'i afrohet kreut të tabelës kërkon fitoren përballë Prishtinës.

Ndeshja derbi ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet të mërkurën në Gjilan (sot, 13:30), në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtina është në vendin e parë me 21 pikë, kurse Drita e pesta me 17 pikë.

Futbollisti i Prishtinës, Debatik Curri, përballjen me Dritën e ka vlerësuar të vështirë. Por, ai thotë se Prishtina do të luftojë për t'i fituar pikët e plota në Gjilan.

"Kemi zhvilluar dhe kemi arritur rezultate të mira në këto ndeshjet e fundit. Presim që t'i fitojmë edhe tri pikët e radhës. Prishtina gjithmonë synon fitore, por vlerësoj se do të jetë ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat. Nëse arrijmë të fitojmë pikët e plota atëherë do të ishte lehtësim i madh për ne, për vazhdimësi të kampionatit. Ne nuk duhet të ndalemi me kaq dhe të bëjmë rrugës ndonjë gabim që nuk na falet. Parashikojmë se do të ketë shikueshmëri të madhe në këtë ndeshje, por kjo nuk do të ndikojë negativisht në rrjedhën e lojës", është shprehur Curri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.