Sport

Prishtina forcohet me amerikanin Brown

Skuadra e Sigal Prishtinës është përforcuar me basketbollistin amerikan Kenny Brown.

Klubi kryeqytetas të mërkurën ka njoftuar për transferimin e 30-vjeçarit, i cili do të jetë pjesë e Prishtinës deri në fund të sezonit 2021/22. 30-vjeçari së fundmi ka luajtur në Rumani te Steaua, ku ka pasur një mesatare prej 15 pikëve për ndeshje.

“Brown i gjatë 189 cm që luan në pozitat një dhe dy ka karrierë të bujshme në Amerikë, Lindje të Mesme, Evropë, ku në Prishtinë vjen direkt nga Rumania. Amerikani 30 vjeçar do të jetë ndihmë shtesë e ekipit për objektivat e klubit në Superligë, Kupë e Balkan League”, thuhet në njoftimin e KB Prishtinës.