Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina fiton ngushtë derbin me Llapin

Prishtina ka fituar ngushtë derbin me Llapin në Superligë.

Skuadra kryeqytetase triumfoi në “Fadil Vokrri” duke përmbysur rezultatin.

Fillimisht Llapi kaloi në epërsi me Behar Maliqin, por Prishtina u kthye me Basit Khalidin dhe Mario Morinën.

Tash Prishtina ka 18 pikë në tabelë në pozitën e dytë, me pesë më pak se Ferronikeli. Llapi ka 16 në pozitën e tretë.

Artikuj të ngjashëm