Prishtina e ka mposhtur Bashkimin për të fituar Kupën e Kosovës në basketboll në konkurrencë të femrave. Në finalen e së dielës në Suharekë, Prishtina fitoi me rezultatin 75:71. Fituesi është vendosur në çerekun e katërt, ndërsa ndeshja në përgjithësi ishte e barabartë.
Prizrenaset në fakt janë shkëputur në rezultat deri në 14 pikë (53:39), por nuk e kanë mbajtur atë deri në fund.
Amerikania Alexis Telefree udhëhoqi Prishtinën me 37 pikë e pesë kërcime. Te Bashkimi u dallua Aisha Ballarabe me 19 pikë e 22 kërcime.