Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina e nis me barazim aventurën në Evropë

Prishtina e ka nisur me barazim aventurën në Ligën e Evropës.

Në udhëtim klubi nga kryeqyteti i Kosovës ka barazuar, 1-1, ndaj Europa FC, transmeton Koha.net.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 45 përmes Carrenos, që shënoi nga penaltia.

Në pjesën e dytë Prishtina barazoi shifrat me një supergol nga gjuajtja e lirë të Meriton Korenicës.

Korenica realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 50.

Edhe Korenica i lumtur për debutimin me gol te Prishtina Sport Korenica i lumtur për debutimin me gol te Prishtina

Më 5 korrik Prishtina e pret në shtëpi klubin nga Gjibraltari, për të zhvilluar ndeshjen e kthimit.


Meriton Korenica supergol ndaj Europa FC nga gjuajtja e lirë

Meriton Korenica ka shënuar një supergol në Ligën e Evropës ndaj ekipit nga Gjibraltari, Europa FC.

Në minutën e 50 futbollisti nga Rahoveci dërgoi një goditje shumë të bukur nga gjuajtja e lirë për të barazuar shifrat për Prishtinën, 1-1, transmeton Koha.net.

Edhe Derbi në Prishtinë mbyllet baras Futboll Derbi në Prishtinë mbyllet baras

Carreno kishte kaluar Europa FC në epërsi në minutën e 45.

Kjo është ndeshja e parë kualifikuese për Prishtinën në Ligën e Evropës.