Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Llapit

Prishtina e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë kundër Llapit, në kuadër të gjysmëfinales të Kupës së Kosovës.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Gledi Mici nga penalltia në minutën e 37-të.