Prishtinasit i kanë shkaktuar humbjen e pestë sezonale liderit Rahovecit.
Çereku i parë ishte i baraspeshuar me mysafirët që arritën ta mbyllin këtë 10-të minutësh në favor të tyre 19:16.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPeriudha e dytë u takoi vendasve të cilët shënonin nga secila pozitë. Të udhëhequr nga amerikani, Isaiah Traylor nikoqirët në pushim shkuan me një pikë dallim 43:42.
Edhe çereku i tretë ishte i ngjashëm me të dyja ekipet që aplikonin mbrojtje të fortë. Mirëpo kryeqytetasit fal lojës ekipore arritën ta fitonin këtë periudhë 22:15, për të hyrë në çerekun e fundit me gjashtë pikë dallim 64:58. Periudha e fundit ishte dramatike me vendasit që tentuan të shkrinin epërsinë e prishtinasve.
Fal efikasitetit të Edmond Azemit dhe Nigel Johnsonit kryeqytetasit fituan në fund me rezultat 93:75