Të hënën është prezantuar uniforma e sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike "Tokio 2020". Kosovën në Tokio e prezantojnë 11 sportistë, prej tyre gjashtë me normë olimpike.
Uniforma është prezantuar në një konferencë për shtyp ku prezent ishin drejtuesit e KOK-ut dhe një pjesë e sportistëve që do të garojnë në Tokio 2020. Uniformat janë të kaltra dhe të bardha, ndërsa përmbajnë simbolet e Hyjneshës në Fron dhe Vrapueses së Prizrenit.
Uniformat për ekipin e Kosovës janë të kompanisë "Fourteen".
{gallery}