Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prezantimet më qesharake të futbollistëve

Janari është periudha kur të gjitha klubet e futbollit janë në kërkim të transferimeve për t’u përforcuar. Lojtarët e transferuar do të prezantohen për publikun, ndërsa rrjetet sociale do të jenë të mbushura me komente.

Megjithatë, ndonjëherë këto prezantime janë të paparashikuara dhe dalin shumë qesharake. Më poshtë i paraqesim disa raste të veçanta.

Kieran Trippier

Image

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Anglisë, Kieran Trippier, u kthye në Premier League në mënyrë spektakolare, kur firmosi për klubin më të pasur në botë, Newcastle Unitedin. Ai te Newcastle u transferua nga Atletico Madridi.

Megjithatë kur erdhi puna që të fotografohet për herë të parë me fanellën e Newcastlet për t’u prezantuar, Trippier bëri një gabim të rëndë. Në vend që të tregonte logon e klubit në fanellën e tij, gishti i Trippierit shkoi te logoja e një sponsori që ishte në mëngën e fanellës.

Edhe Gabimet më të mëdha të lojtarëve në prezantime Sport Gabimet më të mëdha të lojtarëve në prezantime

Douglas Bergqvist

Image

Skuadra nga Ukraina, FC Chernomorets Odesa, shkoi edhe më larg kur e prezantoi përforcimin Douglas Bergqvist, të cilin e transferoi nga skuadra e Kalmarit. Faqja e klubit ukrainas në “Instagram” tregoi një fotografi të mbrojtësit suedez, i veshur me fanellën e klubit të tij të vjetër, Kalmar. Por i kishte të vizatuara disa vija vjollce dhe të zeza mbi fanellë, për ta bërë të duket sikur ai e kishte veshur fanellën e Chernomoretsit. Për të shkuar edhe më larg, klubi kishte shkruar fjalën “Chernomorets”, duke bërë që tifozët të reagojnë me komente qesharake. Përfundimisht ky ishte një dështim i klubit me “photoshop”.

Marvin Ducksch

Image

Në vitin 2016, St. Pauli prezantoi sulmuesin Marvin Dusksch me një burrë të maskuar afër, që paraqitej si shefi i tij. Presidenti Ewald Lienen duhej të paraqitej në ceremoni, pasi klubi njoftoi nënshkrimin me ish-lojtarin e Borussia Dortmundit.

Por kur ai dështoi të paraqitej në kohën e planifikuar për fotografi, një burrë me maskë e zëvendësoi presidentin. Dhe maska ishte bërë në atë mënyrë që të dukej sikur presidenti ishte në foto. Lëvizja e klubit u pa menjëherë teksa përdoruesit e “Twitterit” postuan një varg komentesh qesharake për këtë maskim të dështuar.

David Ginola

Image

Një për zonjat. Në vitet e 90-ta, David Ginola pëlqehej shumë nga tifozet e futbollit, kështu që te Tottenhami e dinin se çfarë po bënin kur i thanë francezit që ta bënte një prezantim pak më ndryshe. Atij i kërkuan ta mbante fanellën, derisa mos të kishte asgjë në pjesën e sipërme të trupit.

Edhe Ndeshja ndaj Shqipërisë do të jetë e veçantë për mbrojtësin unik të Anglisë Futboll Ndeshja ndaj Shqipërisë do të jetë e veçantë për mbrojtësin unik të Anglisë

Jo vetëm që ai zbuloi numrin e fanellës (14), por ekspozoi edhe trupin e tij të ndërtuar mirë.

Bryan Robson

Image

Vërtet një prezantim i tmerrshëm. Kur Middlesbrough e angazhoi Bryan Robsonin në rolin lojtar-trajner, njerëzit e marketingut bashkuan kokat për të krijuar diçka që ende nuk është parë deri më tani dhe nuk do të shihet.

Robsonit i kërkuan që në pjesën e epërme të ishte i veshur me këmishë, kravatë e xhaketë, ndërsa në pjesën e poshtme të mbante brekët dhe çorapet e klubit.

Benito Carbone

Image

Nuk ka vend për stereotipe në futboll. Në vitet 1990-ta kur ylli italian Benito Carbone nënshkroi për skuadrën e Sheffield Wednesdayt, kishte vetëm një gjë për të bërë. Atij iu kërkua që gjatë prezantimit të fotografohej duke ngrënë shpageta me pirun. Në fakt, Wednesday është i njohur për perla të tilla, është klubi i njëjtë që Paolo Di Canion e prezantoi duke ngrënë picë.

Edhe Milani në garë për Trippierin Futboll Milani në garë për Trippierin

Omar Gonzalez

Image

Klubi nga Meksika, Pachuca, ishte i bindur se bëhej më i fortë me transferimin e ri. Për prezantimin e transferimit befasues të mbrojtësit të SHBA-së, Omar Gonzalez, Liga MX u bëri thirrje adhuruesve të filmit. Ata maskuan Gonzalezin me një veshje të Darth Vader – personazh në filmin “Star Wars” - në konferencën për shtyp, duke i kërkuar që në fund ta hiqte maskën për t’u zbuluar. Edhe pse ishte prezantim argëtues, tifozët e vlerësuan si të pakuptimtë.