Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, ka bërë shaka me kërcimin e jashtëzakonshëm të Cristiano Ronaldos në golin e fitores për Juventusin të mërkurën.
Ronaldo kur kërceu arriti lartësinë 2.56m duke realizuar me kokë për fitoren 2 me 1 të Juves ndaj Sampdorias. Goli i tij zgjoi reagim të madh në gjithë botën.
“Më duhet të them se Ronaldo është dashur të ndëshkohej për atë kërcim. Ishte sikur po nisej sikur një aeroplan! Cristiano e fitoi ndeshjen, por djemtë tanë u mbrojtën mirë”, ka thënë Ferrero për “SkySport Italia”.