Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Presidenti i PSG-së 2000 për qind i sigurt se Neymari nuk largohet

Në ditët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për një kalim të mundshëm të brazilianit Neymar Jr te Reali i Madridit.

Megjithatë për të qetësuar tifozët e Paris Saint-Germainit ka menduar presidenti i klubit parisien Nasser Al-Khelaiffi, transmeton SS.

Ai i intervistuar mbi këtë çështje pas përfundim të sfidës së parë të raundit të 1/8 së Champions League mes Los Blancos dhe parisienëve ka deklaruar se, “mundësitë që Neymari të transferohet një ditë te Reali i Madridit janë zero”, duke shtuar se është 2000% i sigurt për këtë.