Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Presidenti argjentinas me lëvdata të mëdha pas ndeshjes

Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, u shpreh i lumtur me fitoren e Kupës së Botës.

Ai shkroi të dielën në Twitter se futbollistët argjentinas janë shembuj për mos-heqje dorë.

“Faleminderit lojtarëve dhe ekipit teknik. Ata janë shembulli që nuk duhet të heqim dorë. Se ne kemi një popull të madh dhe një të ardhme të madhe”, shkroi Fernandez.

I dëshpëruar është shprehur presidenti francez, Emmanuel Macron. Ai uroi ekipin e tij për rrugëtimin dhe luftën në Botëror.

“Urime ekipit francez për rrugëtimin dhe luftën e tij në këtë Botëror. Tronditët kombin dhe mbështetësit në mbarë botën. I urojmë Argjentinës për fitoren”, deklaroi Macron.

Argjentina fitoi në penallti, derisa Lionel Messi u shpall futbollisti i ndeshjes dhe i tërë Kampionatit Botëror.

Artikuj të ngjashëm