Lionel Messi u ka thënë të gjithë adhuruesve të tij dhe Argjentinës mirëmëngjesi me Kupën e Botës të fituar të dielën në Katar.
Argjentina fitoi Botërorin, pasi në finale mposhti Francën nëpërmjet penalltive 4:2 pas vazhdimeve 3:3.
“Mirëmëngjesi”, ka shkruar Messi duke postuar tre fotografi me Kupën e Botës.
Messi fitoi për herë të parë Botërorin. Ishte edhe trofeu i vetëm që i mungoi superyllit argjentinas të PSG-së. Për Argjentinën është Kupa e tretë e Botës.