Pasi është bërë e ditur se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është testuar pozitiv për koronavirus, Premier League e Anglisë ka njoftuar se do të mbajë një mbledhje urgjente të premten në mëngjes.
Mbledhja do të mbahet me përfaqësuesit e klubeve lidhur me orarin e ndeshjeve, është bërë e ditur në faqen zyrtare të Premier Leagues së Anglisë në futboll.
Premier League ka njoftuar se nuk do të deklarohet më për këtë çështje para se mbledhja të përfundoj. Më herët gjatë të enjtes Premier League kishte njoftuar se ndeshjet e fundjavës do të zhvillohen sipas orarit të paraparë.
Por pasi Arteta u testua pozitiv për koronavirus, situata ka ndryshuar. Lojtarët e Arsenalit do të izolohen dhe ndeshje të këtij klubi do të shtyhen. Me shumë mundësi do të pezullohet edhe Premier League për një kohë.