Premier League e Anglisë nuk do të vazhdojë në fillim të majit, ashtu si ishte shpresuar më herët.
Ky vendim u mor të premten, është bërë e ditur në faqen zyrtare të Premier Leagues. Kështu pezullimi i kampionatit anglez vazhdon deri në një vendim tjetër përkatësisht deri në kohën kur “është e sigurt dhe e përshtatshme për të vazhduar me gara”.
Të premten kanë mbajtur takim aksionarët e Premier Leagues, ndërsa janë marrë vendime për situatën e krijuar pas përhapjes së koronavirusit.
Klubet e Premier Leagues në mënyrë unanime janë pajtuar që të konsultojnë lojtarët e tyre për mundësinë që ata të heqin dorë nga 30 për qind e pagës së tyre, për të bërë të mundur funksionimin e klubeve.
Po ashtu 20 klubet e Premier Leagues janë pajtuar që të ndajnë 125 milionë funte për të ndihmuar klubet e kategorive të tjera në këtë kohë të pandemisë. 20 milionë funte klubet e Premier Leagues do t’i ndajnë për Shërbimin Nacional Shëndetësor, komunitetin, familjet dhe grupet vullnetare.
-
Ndeshjet e Premier Leagues do të vazhdojnë të luhen
-
Premier League rifillon më 17 qershor
-
Në Premier League janë të bindur se ndeshjet rifillojnë në qershor
-
Klubet e Premier Leagues ftojnë lojtarët që janë në vendet tjera, stërvitjet fillojnë në mes të majit
-
Qeveria britanike dëshiron që Premier League të vazhdojë së ma shpejtë