Kufizimet për distancën sociale që janë në fuqi për rikthimin në stërvitje të skuadrave të Premier Leagues, do të monitorohen nga një ekip i inspektorëve. Ekipi i inspektorëve do të siguroj që klubet po iu përmbahen rregullave të reja, ka thënë drejtori i futbollit të Premier Leagues, të hënën.
Richard Garlick u ka thënë reporterëve që inspektorët e ligës do të bëjnë vizita të befasishme në qendrat stërvitore ku prej të martës skuadrat mund të ushtrojnë në grupe të vogla, por pa kontakt mes lojtarëve.
“Mund të kërkojmë informata edhe nga incizimet e seancave dhe të dhënat përmes GPS. Ne po shikojmë për një ekip të pavarur të inspektimit për të pasur mundësi të kemi inspektime në qendrat stërvitore. Do të ketë inspektime pa paralajmërim”, ka thënë Garlick.
Stërvitjet fillimisht do të kufizohen në 75 minuta, ndërsa grupi nuk do të përbëhet nga më shumë se pesë lojtarë.
Ekipi që fillon stërvitje kontakti, stërvitje me grupe më të mëdha apo që mbanë seanca më të gjata, mund të jetë në avantazh ndaj ekipeve tjera. Për këtë liga ka paraparë inspektimin.
“Gradualisht ne synojmë që të kemi një inspektor në çdo kompleks stërvitor. Kjo na siguron që të ofrojmë për të gjithë besim se protokolli po respektohet dhe të fitojmë besimin e publikut që ne po mundohemi të krijojmë mjedis të punës shumë të sigurt”, ka shtuar Garlick.
-
Pa ndërhyrje dhe me fusha të dezinfektuara, klubeve të Premier Leagues u dërgohet protokolli i stërvitjeve
-
Rikthehen tifozët në Premier League
-
Pa maska dhe pa fëmijë përreth fushës, zbulohet plani për rikthim të Premier Leagues
-
Shumë kushte për miqësoret e skuadrave të Premier Leagues
-
Nga sot kthehen stërvitjet e kontaktit në Premier League