Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prekazi transferohet te Gjilani

Mbrojtësi Arbër Prekazi do ta vazhdojë karrierën te skuadra e Gjilanit. Ai është prej mbrojtësve të vlerësuar të vendit. Së fundi ishte te Ballkani i Suharekës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Prekazi ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin me Ballkanin.

Ka thënë se ka kaluar kohë fantastike në Suharekë, ndërsa ka falënderuar të gjithë suharekasit.

“Tashmë kam arritur marrëveshje me SC Gjilanin, klub i cili tashmë më ka hapur dyert dhe më është shndërruar në shtëpi të dytë”, ka shkruar Prekazi.

Ai ka luajtur për shumë skuadra të futbollit në vend dhe ka fituar trofe.

Artikuj të ngjashëm