Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prandelli largohet nga Genoa

Cesare Prandelli pritet të largohet nga posti i trajnerit te Genoa, pasi nuk është i kënaqur me rezultatet që i ka pasur në edicionin e fundit.

Mediumet italiane kanë raportuar të premten se Prandelli ka kërkuar shkëputjen e kontratës me Genoan që i skadon në verën e vitit të ardhshëm. Genoa e ka mbyllur edicionin në pozitën e 17-të me 38 pikë të tubuara, transmeton “Koha Ditore”.

Trajneri 61-vjeçar kishte marrë drejtimin e Genoas në fund të vitit të shkuar dhe kishte firmosur kontratë për një vit e gjysmë.

Ish-seleksionuesi i Italisë, Prandelli ka punuar si trajner edhe tek Al-Nasr, Valencia, Galatasaray, Fiorentina, Roma, Parma, Venezia, Verona, Lecce e Atalanta.