Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prandelli: Gara për titull ndërmjet Juventusit e Napolit

Trajneri italian Cesare Prandelli pret që për titull të Serie A në këtë edicion të luftojnë Juventusi e Napoli.

Të dyja ekipet kanë nisur sezonin për mrekulli, e përfunduan në vendin e parë e të dytë në sezonin që lamë pas, me Juventusin kampion, e që të dyja kishin marrë mbi 90 pikë, transmeton Koha.net.

“Momentalisht është e vështirë të analizohet Juventusi. Megjithatë pas 180 minutave të luajtura këtë sezon shihet se mentaliteti i Napolit, dhe do të jenë kundërshtarë shumë të rrezikshëm”, është shprehur Prandelli për Il Bianconero.

“Të mposhtë këtë Juventus duhet ta zësh në një ditë të keqe, por është e vështirë të bëhet kjo”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm