Andrea Pirlo beson se ish-ekipi i tij Juventusi është favorit ndaj Napolit, rivali direkt për titull të Serie A.
Juventusi e pret nesër Napolin në shtëpi për të zhvilluar, ndoshta, ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në Serie A, transmeton Koha.net.
“Do të jetë vendimtare për Napolin, pasi është i detyruar të fitojë. E në anën tjetër Juventusi ka avantazh prej katër pikësh në krye të tabelës. Mendoj se kjo i bën ata favorit, pasi mund t’i qasen ndeshjes në një mënyrë tjetër”, ka deklaruar Pirlo për Sky Sport Italia.
Juve –Napoli fillon nesër nga ora 20:45.