Sport

Prakuraitis nuk e kishte menduar veten trajner

Kur përmendet Lituania, shumë njerëzve në botë u shkon në mendje basketbolli. Basketbolli është sporti numër një në shtetin me 2,9 milionë banorë.

Nga Lituania kanë dalë shumë lojtarë e trajnerë, që kanë bërë emër në Evropë e në botë. Basketbolli cilësor është prej “produkteve” kryesore të këtij shteti baltik.

Me botëkuptimin e lituanëve për basketbollin, prej afro dy muajve janë duke u njoftuar lojtarët e Sigal Prishtinës, skuadrës më të suksesshme në vend, por edhe drejtuesit dhe tifozët e saj, shkruan sot “Koha Ditore”. Këtë vit trajner i Prishtinës është lituani, Audrius Prakuraitis, që këtë javë mbushi 52 vjeç.

Prishtina, nën drejtimin e Prakuraitisit fjalëpakë, ndonëse nuk vlerësohej favorite e madhe, ia doli të fitojë Kupën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Pejën në finale. Prishtina, po ashtu, është lidere në Superligën e Kosovës në basketboll dhe prej pretendenteve kryesore për të fituar edhe një titull tjetër... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.