Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Potteri debuton me fitore në Premier Ligë me Chelsean

Chelsea ka shënuar fitore të rëndësishme 2:1 në udhëtim te Crystal Palace të shtunën.

Ndeshja kundër Palaces ishte e para e trajnerit Graham Potter nën drejtimin e Bluve në Premier Ligë.

Odsonne Edouard (7’) shënoi fillimisht për vendasit.

Pierre Emerick-Aubameyang (38’) barazoi rezultatin. Pak minuta para fundit, Conor Gallagher (90’) i siguroi tri pikë skuadrës së tij.

Te Chelsea për 15 minuta luajti edhe Armando Broja.

Chelsea është i pesti me 13 pikë. Palace është e 16-ta me gjashtë pikë.