Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portugezët duan Ramosin para Ronaldos si titullar

Shumica dërmuese e portugezëve nuk duan që Cristiano Roanldo të kthehet në formacionin bazë të Fernando Santosit, bazuar në një sondazh të kryer nga gazeta sportive më e lexuar portugeze “A Bola”.

Për ndeshjen kundër Marokut në çerekfinale, tifozët e Portugalisë e duan në 11-shen startuese, Gonçalo Ramosin, që në ndeshjen kundër Zvicrës shënoi “hat-trick”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

93.6 % e mbështetësve të Portugalisë duan që Ramos të startojë në ndeshjen kundër Marokut.

Ndeshja ndërmjet Marokut dhe Portugalisë luhet të shtunën nga ora 16:00.