Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portugalia nuk parasheh futjen në karantinë të gjithë skuadrës nëse një lojtar del pozitiv me koronavirus

Portugalia, që po përgatitet rifillimin e ligës profesioniste të futbollit më 30 maj, nuk do të fusë në karantinë gjithë skuadrat nëse një apo më tepër lojtarë testohen pozitiv për koronavirus, shkruan agjencia Reuters.

Sipas direktivave të qeverisë, të publikuara nga Federata e Futbollit të Portugalisë (FPF), lojtarët duhet të mbesin në shtëpi në një formë vetizolimi. Mund të dalin vetëm për stërvitje apo ndeshje dhe duhet të stërviten dy herë në 48 orët para ndeshjes.

Ligat në Evropë po tentojnë të rifillojnë pas pezullimit shkaku i koronavirusit. Bundesliga do të rifillojë më 16 maj, por pyetja është se si do të veprohet në rast se një lojtar del pozitiv me koronavirus në skuadër.

Gjithë skuadra e Bundesliga 2, Dynamo Dresden, është futur në karantinë të shtunën për 14 ditë nga autoritetet lokale shëndetësore, pasi dy lojtarë kanë dal pozitiv me koronavirus. Sipas ligjeve gjermane autoritetet lokale shëndetësore duhet të merren me rastet e tilla.

Tentimet për rifillimin e Bundesligës së Austrisë kanë marrë goditje pasi sipas direktivave të qeverisë austriake gjithë skuadra duhet të izolohet për dy javë në rast të nië testimi pozitiv.

Klubet e Primeira Liga të Portugalisë i janë kthyer stërvitjeve javën e kaluar para rifillimit të mundshëm. Vitoria Guimares të dielën ka njoftuar se tre lojtarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa pjesa e tjetër e skuadrës po vazhdon stërvitjet individuale.

Po ashtu agjencia portugeze Lusa ka njoftuar se tre lojtarë plus dy anëtarë të stafit të klubit Famalicao, po ashtu kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Raportohet se së paku tetë lojtarë kanë rezultuar pozitiv në katër klube. Benfica ka njoftuar se mesfushori David Tavares ka rezultuar pozitiv, ndërsa edhe te Belenensesi ka rezultuar pozitiv një lojtar. 

Edhe Te Dortmundi nuk e shohin katastrofë nëse një lojtar rezulton pozitiv me koronavirus Sport Te Dortmundi nuk e shohin katastrofë nëse një lojtar rezulton pozitiv me koronavirus

Sipas direktivave të Portugalisë lojtarët që kanë rezultuar pozitiv duhet të izolohen, por jo e gjithë skuadra.

“Identifikimi i një rasti pozitiv nuk do të thotë se është i detyrueshëm izolimi i gjithë skuadrës”, thuhet në direktiva të qeverisë, duke shtuar se autoritetet lokale shëndetësore përfundimisht e kanë përgjegjësinë për vendimin.

Lojtarët, stafi i trajnerëve dhe referët duhet të qëndrojnë në shtëpi deri në përfundim të stinorit, me përjashtim të daljes në komplekse stërvitore dhe ndeshje.

Para rifillimit, lojtarët, trajnerët dhe zyrtarët duhet t’i nënshtrohen dy testeve brenda një harku kohor 14-ditorë. Me të filluar garat, të gjithë të përfshirët duhet të testohen një herë 48 orë para ndeshjes dhe një herë në ditën e ndeshjes.

Dokumenti i qeverisë po ashtu parasheh që ndeshjet të luhen në numër sa më të vogël të stadiumeve.