Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portugalia në epërsi pas pjesës së parë

Portugalia është duke fituar përballë Republikës së Çekisë pas pjesës së parë.

Rezultati i ndeshjes së tretë të Grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve, pas 45 minutave të para, është 2:0 në të mirë të portugezëve.

Golin e parë në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Jose Alvalade” në Lisbonë, e shënoi Joao Cancelo në minutën e 33-të.

Pesë minuta më vonë, Goncalo Guedes e dyfishoi rezultatin.