Përballja mes Portugalisë dhe Meksikës, ka shkuar në vazhdime, pasi që koha e rregullt u mbyll baras 1-1, në ndeshjen që po luhet për vendin e tretë në Kupën e Konfederatave që po mbahet në Rusi.
Pjesa e parë mes këtyre dy kombëtareve është mbyllur pa gol, ndërsa në fraksionin e dytë, Meksika përmes autogolit te Neto (55’) gjeti rrugën e golit, kurse, në minutën e fundit të ndeshjes, veterani Pepe shënoi më kokë për të barazuar rezultatin në 1-1, transmeton kp.
Kështu që kjo sfidë shkon në vazhdime dy herë nga 15-të minuta.
Artikuj të ngjashëm