Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri shënon gol të jashtëzakonshëm

Portieri i Lugos ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm që nga mesi i fushës.

Juan Carlos pa që homologu i tij kishte dalë nga porta dhe nuk ngurroi të lëshonte një “bombë” nga mesfusha e skuadrës së tij, për të shënuar golin e tretë ndaj Sporting Gijon, transmeton tch.

Gjithsesi, portieri ka pranuar që nuk kishte si qëllim portën, por zonën kundërshtare. Gjithashtu, ka rrëfyer se nuk dinte se si ta festonte golin.